Ilir Meta përballë Altin Dumanit në sallën e gjyqit
RTV KLAN RTV KLAN
1.98M subscribers
9,292 views
42

 Published On Oct 23, 2024

“Përballje titanësh në sallën e gjyqit”.

Kështu u shpreh gazetarja Glidona Daci e cila raportoi për Klan News për seancën që po zhvillohet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho e Ema Çokut.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja, ish-Presidenti është në gjyq përballë kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorëve Arben Kraja e Sotir Kllapi. Të tre ata janë prokurorë që kanë hetuar dosjen ndaj tij.

“Pritet të jetë një përballje, nëse mund ta quajmë, titanësh, mes Ilir Metës, i cili herë pas here që nga konferencat e tij për shtyp që nga hera e fundit kur u thirr në dyert e Prokurorisë së Posaçme ashpërsoi retorikën e tij në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, njëherazi prokuror i çështjes. I ka kërkuar disa herë dhe e ka sfiduar zotin Dumani për t’u përballur me të në televizion për të dhënë argumentet e tyre se kush ka të drejtë në lidhje me këtë çështje. Kjo përballje tashmë do të jetë në sallën e gjyqit”, tha gazetarja Daci.

Ndërkohë “arbitër” i kësaj çështje do të jetë gjyqtari Erjon Çela. Ai do të vendosë nëse Meta do të qëndrojë në burg apo do të japë një masë më të lehtë./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed